PRISHTINA MERR FITOREN E PARË NËN-DREJTIMIN E RADOVIÇIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas 3 disfatave me radhë, Sigal Prishtina e ka arritur fitoren e parë në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.
Kryeqytetasit kanë arritur fitore të madhe në udhëtim te Rahoveci me rezultatin final, 75-93, duke arritur fitoren e parë sezonale ndaj ‘vreshtarëve’ në këtë edicion.
Sfida ishte tepër interesante me Prishtinën që e nisi çerekun e parë më mirë(16-19), përderisa Rahoveci u rikthye në lojë shpejtë, duke e fituar çerekun e dytë(27-23) dhe kështu pjesa e parë e ndeshjes u mbyll, 43-42, në të mirë të Rahovecit.
Në pjesën e dytë, Prishtina u tregua shumë më e vëmendshme në lojë dhe fitoi dy periudhat e fundit bindshëm(15-22, 17-29) e që ishin vendimtare për fatin e kësaj sfide dhe që i solli teknikut malazez, Radoviç, fitoren e parë me prishtinasit.
Individët më të dalluar në fitoren e Prishtinës sot ishin, transferi i ri Nigel Johnson me 23 pikë, Edmond Azemi e Seth Leday me nga 14 pikë, Daniel Lekndreaj me 13 pikë, Gary Blackston me 11 pikë e Fisnik Rugova me 10 sosh.
Te Rahoveci s’mjaftuan për fitore, Isaiah Traylor me plotë 33 pikë, Marvin Jones me 15 pikë, Amadi Ikpeze me 13 pikë dhe Edmond Kryeziu me 10 sosh.
Pas xhiros së 17-të, Prishtina gjendet në pozitën e 6-të me 22 pikë, 5 fitore e 12 humbje. Përderisa, Rahoveci mbetet përkohësisht në pozitën e parë me 28 pikë, 12 fitore e 5 humbje.
Në xhiron e radhës, Sigal Prishtina e pret Yllin e Rahoveci, Ponte Prizrenin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.