NDESHJE MARATONIKE, TREPÇA TRIUMFON PAS DY VAZHDIMEVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Janë dashur 2 palë vazhdime nga 5 minuta, që të përcaktohet fituesi i super-sfidës, ndërmjet Trepçës dhe Ponte Prizrenit.
Basketbollistët e Trepçës kanë arritur që të jenë më të vëmendshëm dhe të arrijnë fitore ndaj Ponte Prizrenit, pas dy palë vazhdimeve me rezultatin final, 116-114.
Ishte skuadra e Ponte Prizrenit ajo që e nisi më mirë duelin, duke fituar çerekun e parë, 23-31. Përderisa, Trepça u këndell në çerekun e dytë dhe e ngushtoi rezultatin(28-22) e skuadrat shkuan në pushim me shifrat, 51-53 në favorin e mysafirëve.
Pjesa e dytë, nisi më mirë për vendasit nga Mitrovica që fituan periodën e tretë, 24-17 e Ponte Prizreni arriti që të rikthehet te loja e mirë në çerekun e katërt duke triumfuar, 14-19 dhe duke e quar ndeshjen në vazhdime(89-89).
As në vazhdimin e parë, fituesi i ndeshjes nuk u përcaktua për faktin se ky 5 minutësh u mbyll baraz, 98-98, ndërsa në vazhdimin e dytë basketbollistët e Trepçës u treguan më të vëmendshëm dhe arritën që ta fitonin këtë takim maratonik me meritë.
Sa ju përket basketbollistëve më efikasë të ndeshjes, tek Trepça në fitore u dalluan: Qendra greke, Stavros Toutziarakis me double-double fantastik(30pk, 22krc), Ivan Koljeviç poashtu me double-double(28pk, 11ast) dhe Drilon Hajrizi gjithashtu me double-double(22pk, 11krc).
Te Ponte Prizreni s’mjaftuan për fitore, Divine Myles me double-double(29pk, 10krc), Kwame Vaughn me 27 pikë, Landon Taliaferro me 18 pikë, Arti Hajdari me 16 pikë dhe Josh Martin me 15 pikë.
Pas xhiros së 21-të, Trepça ngjitet në pozitën e 5-të me 31 pikë, 9 fitore e 13 humbje. Ndërsa, Ponte Prizreni mbetet në pozitën e parë me 34 pikë, 13 fitore e 8 humbje.
Në xhiron e radhës, Trepça e pret Bashkimin e Ponte Prizreni i shkon Yllit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.