Basketboll

LIPJANI AFËR SENZACIONIT TË SEZONIT, POR PRISHTINA NUK GABOI DHE FITOI

Prishtinë (AsistiOnline) – Prishtina ka shënuar fitore(91-103), por shumë të vështirë ndaj Lipjanit sonte në udhëtim. Ndeshje kjo e vlefshme për xhironë e vikendit në elitën e Basketbollit Kosovar.

Kryeqytetasit kanë hasur në rezistencë të hatashme nga vendasit e Lipjanit, të cilët në tre çerekët e parë të ndeshjes, ishin të baraspeshuar me Prishtinën. Por në çerekun e fundit, vendosi përvoja dhe fondi më i madh i lojtarëve në skuadrën prishtinase.

Ndeshja nisi furishëm nga të dyja ekipet, por që Prishtina kishe diçka më shumë nga loja dhe çerekun e parë e mbylli në epërsi të ngushtë, 28-30. E njejta gjë edhe në çerekun e dytë, lojë e ngushtë por Prishtina në avantazh, 52-55.

Në pjesën e dytë, Lipjani arriti që prishtinasve tu bëjë ballë edhe në çerekun e tretë, 73-75. Por përvoja e kryeqytetasve erdhi në shprehje në çereku e fundit, atëherë kur Prishtina morri hovin dhe e mbylli ndeshjen me fitore.

Në këtë fitore të vështirë të prishtinasve, sonte rol kyq pati, super-Divine Myles me plotë 41 pikë, Mikaile Tmusic me 23 pikë, Ahmet Bashir me 15 pikë si dhe Valon Bunjaku me 12 sosh.

Tek Lipjani u dalluan, Michael Mitchel me double, double(27pk, 11krc) si dhe Musab Mala me 21 pikë dhe Arian Memeti me double, double poashtu(20pk, 12krc).

Pas kësaj fitore, Prishtina mbetet lidere e pakontestueshme e Superligës me 46 pikë në krye. Përderisa Lipjani mbetet i parafundit me 26 pikë, dhe me shumë gjasa, do të luajë në Play Out me ekipin e dytë nga Liga e parë, Për ta provuar aty, mbetjen në Superligë.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina e pret Borean, ndërsa Lipjani i shkon Trepçës.

 

Komentet janë të mbyllura.