Basketboll

BASHKIMI SHUMË I FORTË PËR PENZËN, SAGLIK DEBUTON ME FITORE TË THELLË

Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar më në fund, derbi i shumë pritur në Superligën e Femrave. Ndërmjet Bashkimit dhe Penzës.

Në fakt, i ka mbetur vetëm fjala derbi, sepse vashat nga Prizreni, kanë mposhtur thellë vashat e Pejës. Në një përballje që ishte në plan të luhej të shtunën, por u shtye shkaku i telasheve përbrenda klubit të Penzës.

Qysh në fillim të ndeshjes, u vërejt se Bashkimi do ta ketë shumë lehtë ndaj Penzës sot. Me ç’rast arriti të shkëputet në rezultat dhe pas çdo çereku, epërsia vetëm rritej(20-4, 42-19, 67-26), dhe krejt në fund e fitoi takimin thellë me shifrat finale të ndeshjes, 78-34.

Danisha Shaw me dyshifrorë të dyfishtë(18pk, 12ast), si dhe qendra vendore Aulona Muhadri, poashtu me dyshifrorë të dyfishtë(15pk, 22krc) si dhe Mary Stewart me 25 pikë, ishin më meritoret në fitoren e thellë të vashave prizrenase sot.

Përderisa tek Penza, vetëm dy lojtare arritën pikë dyshifrore, Jeta Zeka realizoi 13 pikë si dhe Melita Luci 11 sosh.

Vlen të ceket, se trajneri i ri  i prizrenaseve, Ahmet Saglik, ka debutuar me fitore tek skuadra e Bashkimit sot.

 

Komentet janë të mbyllura.