Basketboll

NESËR NIS EDHE PLAY OFF-I I SUPERLIGËS SË FEMRAVE

Prishtinë (AsistiOnline) – Nesër nis ”Play Off”-i i Superligës në konkurencën e Femrave.

Takime interesante na presin, të mërkurën dhe të enjtën, në Prishtinë dhe Ferizaj.

Nesër me fillim nga ora, 13:00. Prishtina e përforcuar edhe në shtab teknik me Ismet Feratin, pret në Pallatin e Rinisë, Penzën e Pejës qësivjet po luan kryesisht me lojtare juniore shkaku i krizës së thellë financiare që e ka kapluar.

Përderisa, të enjtën me fillim nga ora, 13:30. Bashkimi luan ndaj Kastriotit të Ferizajit. Kjo ndeshje luhet në Ferizaj shkaku që Palestra e Sporteve në Prizren, është e zënë me një panair.

Ndeshjet edhe këtu, luhen me sistem ardhje-vajtje. Ekipi që arrin dy fitore, kalon në finale. Përderisa në finale, ekipi që shënon tre fitore shpallet kampion i Kosovës.

Komentet janë të mbyllura.