PRISHTINA MPOSHTET NË FORMË DRAMATIKE NGA TFT-JA
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka humbur edhe duelin e dytë në stinorin e ri të Ligës Ballkanike.
Kryeqytetasit janë mposhtur nga TFT-ja në Shkup me rezultat tejet të ngushtë 81-77.
TFT-ja e nisi këtë duel më mirë dhe fitoi çerekun e parë 23-16, por Prishtina u rikthye në çerekun e dytë dhe fitoi atë me diferencë të njejtë 15-22 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 38-38.
Në pjesën e dytë, çereku i tretë ishte krucial për fituesin e ndeshjes, pasiqë TFT-ja e fitoi atë 19-15 e perioda e fundit u mbyll baraz 24-24 dhe periudha e tretë qartazi ndikoi në epilogun final.
Landrius Horton me 20 pikë ishte më meritori në fitoren e TFT-së sonte, por u dalluan edhe Viktor Tashovski me 16 pikë e Strahil Nikolov me 12 sosh.
Te Prishtina pikë dyshifrore arritën vetëm dy individë, Dachon Burke(18) e Jetmir Zeqiri(11).
Prishtina pësoi disfatën e dytë rresht në Ligën Ballkanike sivjet dhe ende mbetet pa fitore. Derisa duelin e rradhës e zhvillojnë me 25 tetor në kryeqytet ndaj Beroes.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.