Basketboll

VAZHDON FORMA E LARTË E GOLDEN STATE WARRIORS

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjashtë herë kampionët e NBA-së, Golden State Warriors po e vazhdojnë formën e mirë në stinorin e ri të NBA-së.

Kësaj rradhe ata kanë mposhtur Sacramento Kings me rezultay 107-119, në një ndeshje tejet interesante sidomos në pjesën e parë(62-60), por në të dytën gjërat ndryshuan në favorin e Warriors dhe ata e fituan sfidën.

Edhe në këtë fitore, Steph Curry ishte i shkëlqyer me 27 pikë, 10 asiste e 7 kërcime, ndihmuar edhe nga Jordan Poole me 22 pikë e Andrew Wiggins me 17 sosh.

Te Kings lojë të mirë shfaqën, Harrison Barnes me 24 pikë e Davion Mitchell me 22 sosh.

Në xhiron e rradhës, Warriors takohen me Oklahomën e Kings me Phoenix Sunsin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.