Basketboll

PRISHTINA SONTE KËRKON FITOREN E PARË NË LIGËN BALLKANIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e zhvillon sonte ndeshjen e tretë të stinorit të ri në Ligën Ballkanike(BIBL).

Kryeqytetasit e Kosovës e mikëpresin në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, skuadrën bullgare të Beroes.

Prishtina ende nuk ka arritur fitore në fazën grupore të kësaj gare dhe numëron dy disfata, derisa Beroe ka një fitore dhe një humbje dhe normalisht që synim i të dyja skuadrave do jetë fitorja.

Dueli mes Prishtinës dhe Beroes zhvillohet sonte nga ora 19:00, derisa transmetohet në njërën prej kanaleve të sportit në Artmotion, si dhe në You Tube.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.