ERGIN ATAMAN MERR DREJTIMIN E KOMBËTARES TURKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri kampion i Euroligës me Anadolu Efesin, Ergin Ataman e ka rimarrë postin e kryetrajnerit te Kombëtarja e Turqisë.
Presidenti i Federatës Turke të Basketbollit, Hydo Turkoglu nëpërmjet një konference për media sot, prezantoi përzgjedhësin e ri të ekipit kombëtar, Ergin Ataman.
“Unë jam një person ambicioz. Dua të fitoj të gjithë trofetë me çdo ekip që stërvit. Edhe sot, në konferencën hyrëse për shtyp, dua t’ua bëj të qartë të gjithë tifozëve dhe lojtarëve që do të përzgjidhen se ne jemi këtu për të fituar Eurobasketin, Kupën e Botës dhe medaljet olimpike. Ndoshta u tregova modest duke përmendur medaljet si objektivi ynë dhe natyrisht qëllimi ynë i vetëm në Eurobasket është ta fitojmë atë”, u shpreh Ataman pas marrjes së postit te Turqia.
Trajneri me përvojë dhe kampioni aktual i Evropës në nivel klubesh me Efesin, ishte në krye të Turqisë edhe gjatë viteve 2014 deri në 2016, duke përfunduar në vendin e tetë në Kupën e Botës më 2014 dhe zuri vendin e 14-të në EuroBasket 2015.
Më pas, Ataman u zëvendësua nga Ufuk Sarica, derisa së fundmi Orhun Ene ishte selektor i të kuqve.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.