(VIDEO – LAJM) ASISTI 498 (PJESA 1): YJET E YLLIT FLASIN PËR MBROJTJEN E TITULLIT
ARKITEKTI I SUKSESIT HISTORIK TRAJNERI BEQIRAGIQ DHE SHTYLLAT KRYESORE, GËZIM MORINA DHE ERJON KASTRATI VIJNË ME INTERVISTË SPECIALE
ASISTI 498 vjen shumë më special se zakonisht.
Të enjten me ndeshje e katërt finale të Play Offit të Artmotion Superligës përfundoi edicioni i sivjetmë i basketbollit dhe Golden Eagle Ylli u shpall kampion. Sipas traditës dhe zakonit , Kupa vjen te vendi i Kupave në ASIST por, kësaj here pak më ndryshe.
Menjëherë pas mbrojtjes së titullit kampion, ASISTI 498 sjell arkitektin e këtij suksesi historik, trajnerin Adis Beqiragiq i cili vitin e kaluar fitoi tre trofetë historik kurse sivjet mbrojti titullin e Kampionit të Kosovës së bashku me dy yjet e Yllit që ishin shtyllat kryesore, kapitenin Gëzim Morinën dhe Erjon Kastratin
Por as kjo nuk është e tëra sepse seria finale solli diçka të paparë deri tash në basketbollin kosovar të pasluftës: atmosferë dhe ambientë fantastik sportiv në Mitrovicë dhe Therandë .
Për këtë, ekskluzivisht në ASISTIN 498 vijnë dy yjet që shkëlqyen me dashurinë e tyre të çiltër për basketboll dhe na i shkrinë zemrat, Asdreni dhe Sara. Të dytë janë 12 vjeç, Asdren Begu nga Mitrovica dhe Sara Elshani nga Theranda i duan dhe i përkrahën me zemër skuadrat e tyre dhe na dhanë të gjithëve mësim.
Por , Sara dhe Asdreni nuk janë tifozët e vetëm në ASIST sepse një rivalitet i madh sportiv u zhvillua edhe përbrenda Klan Kosovës. Mysafirë special janë edhe dy kolegët që u kënaqen me rivalitet gjatë serisë finale Ylli – Trepça dhe me analizat dhe ngacmimet simpatike na qitën lotët e gazit. Kur jemi te gazi, po themi se njëri prej mysafirëve është Gazmend Syla, drejtori i Informacionit në Klan Kosova, tifoz i flaktë i Trepçës së bashku me Kushtrim Reshitajn, njërin prej tifozëve më të flaktë të sportit Therandas në përgjithësi e sidomos Golden Eagle Yllit.
Por, fillimisht në pjesën e parë do të shohim përmbledhjen nga ndeshja e katërt finale e zhvilluar në Minatori të Mitrovicës, të enjten e 2 Qershorit ku Trepça dhe Golden Eagle Ylli i dhanë fund një stinori interesantë, të bukur dhe dramatik.
INTERVISTA SPECIALE ME ARKITEKTIN E SUKSESIT HISTORIK TË GOLDEN EAGLE YLLIT, TRAJNERIN ADIS BEQIRAGIQ DHE SHTYLLAT KRYESORE, KAPITENIN GËZIM MORINA DHE LOJTARIN KRYESOR, ERJON KASTRATIN
Pra, të enjten me ndeshjen e katërt finale të Play Offit të Artmotion Superligës ka përfunduar edicioni i sivjetmë i basketbollit dhe Golden Eagle Ylli u shpall kampion. Sipas traditës dhe zakonit , Kupa vjen te vendi i Kupave në ASIST por kësaj here pak më ndryshe. Arkitekti i suksesit historik që vitin e kaluar fitoi tre trofe dhe sivjet mbrojti titullin, trajneri Adis Beqiragiqi së bashku me dy yjet e Yllit që ishin shtyllat kryesore, kapitenin Gëzim Morinën dhe Erjon Kastratin vijnë në ASISTIN 498 me një intervistë speciale direkt nga foleja e kampionëve, 13 Qershori në Therandë.
PESËSHJA DHE MVP I JAVËS NË ASISTIN 498
Adhurues të basketbollit, krejt në fund, për ta përmbyll këtë edicion, në vazhdim do ta shohim edhe cila ishte Pesëshja më e Mirë i javës së kaluar dhe kush u shpall MVP i ndeshjes së katërt . Pra, bëhet fjalë vetëm për performancat në ndeshjen e katërt dhe, jo komplet serisë finale. Cilët janë ata do ta shohim në vazhdim në kuadër të bllokut të fundit për sivjet: 5shja dhe MVP i Javës në ASIST
URIME GOLDEN EAGLE YLLIT DHE TREPÇËS PËR NJË EDICION FANTASTIK!
Urime Golden Eagle Yllit dhe qytetit të Therandës që mbrojti titullin e fituar vitin e kaluar që ishte historik për klubin therandas.
Po ashtu urime edhe Trepçës për një edicion fantastik sepse sivjet mitrovicasit fituan Kupën e Kosovës dhe ishin një prej dy skuadrave më dominuese në elitën e basketbollit kosovar duke u kualifikuar në finale dhe pasur një edicion të hatashëm.
Po e theksojmë Trepçën me qëllim sepse ka pasur shumë tifoz dhe përkrahës të Trepçës që ishin shumë të zhgënjyer me faktin se Trepça nuk arriti të bëhet kampione.
Për të gjithë ata, duhet t’iu rifreksojmë kujtesën dhe të kthehemi vetëm një vitë prapa kur me 7 Qershor në ASISTIN 454, pikërisht në studion e ASISTIT, me kryetarin e Trepçës Vullnet Sefanë bisedonim për ri-organizimin e Trepçës për edicionin 2021/22 pasi Trepça kishte siguruar mbijetesën përmes Play Out-it.
Pra, vetëm 12 muaj pas Play Outit, KB Trepça ringjalli qytetin e Mitrovicës dhe stërmbushi palestrën Minatori sikurse në kohët e arta dhe pas plotë një dekade në sirtar të klubit solli një trofe, Kupën e Kosovës .
Mos të harrojmë se mitrovicasit ishin edhe në finale të Superkupës së edicionit të kaluar që u zhvillua në Shtator dhe në fund luftuan për titullin kampion në një seri finale jashtëzakonisht dramatike dhe të ngushtë.
Duke e rikujtuar emisionin e 7 Qershorit të vitit të kaluar dhe ASISTI 454 të cilin mund ta shikoni edhe në arkivin e AsistiOnline.com , ku mysafirë ishin përfaqësuesit e katër skuadrave me traditën më të gjatë në basketbollin tonë: kryetari i Sigal Prishtinës – Burim Maraj, kryetari i Pejës – Fatmir Gashi; pastaj Vullnet Sefaja kryetari i Trepçës dhe drejtori i Bashkimit – Artan Kurti, patëm konkluduar se: “pa organizimin e suksesshëm të katër skuadrave me traditë nuk mund ta kthejmë interesimin e dikurshëm për basketboll”.
Dhe kjo sivjet ndodhi në Mitrovicë dhe po ashtu në Pejë. Ka mbetur që për edicionin e ardhshëm të ri-organizohen edhe Sigal Prishtina dhe Bashkimi sikurse ishin dikur dhe kur kësaj i shtojmë edhe tri skuadrat që në këto katër vitet e fundit e ngritën dukshëm kualitetin e Superligës, në radhë të parë Golden Eagle Yllit i cili po dominon në dy sezonet e fundit, pastaj Prizrenit 16 i cili fitoj Superkupën dhe natyrisht Rahoveci, plus sivjet kur kemi parasysh se në elitë është kthyer edhe Vëllaznimi i Gjakovës që ka premtuar një riorganizim serioz, një gjë është e sigurt: viti i ardhshëm basketbollistik do të jetë edhe më i bukur dhe interesant
Me e përmbyll këtë edicion: Peja e fitoi Ligën Unike, Trepça Kupën e Kosovës dhe Golden Eagle Ylli titullin e kampionit të Artmotion Superligës duke bërë kështu që: tri skuadra të ndryshme të fitojnë tre trofe dhe duke përgatitur një nga stinorët më interesant dhe të larmishëm sivjet.
Së shpejti në pjesën e dytë vijnë Asdreni dhe Sara, dy yjet që shkëlqyen me dashurinë e tyre të çiltër për basketboll dhe na i shkrinë zemrat, Asdreni dhe Sara. Të dytë janë 12 vjeç, Asdren Begu nga Mitrovica dhe Sara Elshani nga Theranda i duan dhe i përkrahën me zemër skuadrat e tyre dhe na dhanë të gjithëve mësim.
Komentet janë të mbyllura.