Under Header

spot_img

FRANKO STERLE RIKTHEHET NË KRYE TË VËLLAZNIMIT

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Franko Sterle është emëruar kryetrajner i Vëllaznimit.

Trajneri kroat u prezantua pak çaste më parë nga klubi gjakovar në faqen zyrtare të tyre në Facebook.

”Pas suksesit që pati sezonin e kaluar Franko rikthehet në krye të ekipit. Edhe pse sezonin e kaluar ishte pjese e ekipit vetem për gjysmen e kampionatit ishte ndër më meritorët për suksesin e ekipit. Trajneri është duke punar tash e sa kohë në ndërtimin e ekipes dhe shume shpejt do të fillojnë pergatitjet për sezonin e ri”, shkruan njoftimi i Vëllaznimit.

Të kujtojmë se Sterle edicionin e kaluar e drejtoi Vëllaznimin për gjysmëstinori në Ligën e parë, derisa në pranverë udhëhoqi me klubin e femrave të Bashkimit nga Prizreni. Sterle ka udhëhequr për pak ndeshje edhe me Bashkimin e meshkujve.

Trajneri kroat për një kohë të gjatë më herët, kishte punuar si ndihmës-trajner te skuadra e famshme kroate, Zara.

/AsistiOnline.com/

https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2022/07/19/vellaznimi-angazhon-per-ndihmes-trajner-te-birin-e-neven-plantakut/?fbclid=IwAR2dIFOg8ZqKFaDCaM0b-eojEIVbhVMEg3kP4qzoh0FW2aIYN81hQygmYfk

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme