ARBËR SINANI TRANSFERI I PARË I VËLLAZNIMIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Arbër Sinani është transferi i parë i Vëllaznimit në Superligë.
Skuadra gjakovare e ka zyrtarizuar sonte transferin e parë për stinorin e rikthimit në elitën e basketbollit kosovar.
”Arbëri është i gjatë 201cm luan në pozitat 3 dhe 4. Sezonin e fundit ishte lojtar kyç në ekipin e Prishtinës së Re në Ligën e Parë, poashtu ka përvojë në Superligë me ekipet, Sigal Prishtina dhe Feronikeli. Arbëri do të jetë një aset i vlefshëm i ekipit. Mirë se vjen Arbër”, shkruan njoftimi i klubit gjakovar.
Vëllaznimi deri tani ka emëruar edhe kryetrajnerin e ekipit, Franko Sterle së bashku me ndihmësin e tij, Josip Plantak, derisa ka vazhduar kontratat me Atik Koshin dhe Rron Dahsylën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.