Basketboll

BURIM ZEKIQI PËRFORCIMI I RADHËS TE VËLLAZNIMI PËR SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës e ka prezantuar përforcimin e dytë në skuadër për stinorin e ri që do të garojë në Superligë.

Kuqezinjët kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me basketbollistin mitrovicas, Burim Zekiqi.

”Basketbollisti nga Mitrovica i gjatë 200cm dhe që luan në pozitën 4. Burimi shumicën e karrierës se tij e kaloj tek KB Trepça, por ishte pjesë edhe e KB Peja. Armë të fortë e ka gjuajtjen për 3 pikë dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për ekipin”, thuhet në njoftimin e klubit gjakovar.

Ky është transferi i dytë i Vëllaznimit, pas Arbër Sinanit e janë vazhduar kontratat edhe me Atik Koshin dhe Rron Dahsylën, derisa për kryetrajner gjakovarët e kanë emëruar Franko Sterlen së bashku me ndihmësin e tij, Josip Plantak.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.