PEJA I REAGON ASHPËR LEKNDREAJT, KËRKON DËMSHPËRBLIM PËR TA LIRUAR
Prishtinë(AsistiOnline) – Me të dalë njoftimi i Daniel Lekndreajt se po largohet nga Peja, ka reaguar shpejtë edhe skuadra e fundit e basketbollistit shkodran, KB Peja.
Ekipi verdhezi nga Kosova ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të lojtarit, duke pohuar se ka qenë korrekt në raport me të.
Në njoftim të Pejës poashtu thuhet se me Danielin ka kontratë valide dhe secili klub që dëshiron ta ketë në radhët e veta, duhet të paguaj dëmshpërblim për të.
Danijeli gjatë kohës si lojtar i joni, edhe kur është paraqitur si lojtar i huaj (edhe pse ka pas minutazh shumë te limituar) edhe pasi eshte pajisur me pasaport, tek ne është trajtuar me shumë dashuri dhe respekt, si nga Klubi, tifozët e edhe sponzorët. Mbetet i pakuptimtë mllefi i tij i shfaqur ne deklaratë! Por, Danijeli mbetet lojtar i KB Peja dhe kushdo që është i interesuar për shërbimet e tij, duhet të paguaj klauzolen dhe të transferoj lojtarin.
Komentet janë të mbyllura.