Basketboll

VËLLAZNIMI PREZANTON QENDRËN E TRANSFERUAR NGA ELITA ÇEKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ekipi i rikthyer sivjet në elitën e basketbollit kosovar, Vëllaznimi e ka prezantuar sot lojtarin e dytë të huaj.

Gjakovarët kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me alo-qendrën 213 centimetërshe, Will Brown.

Lojtari në fjalë te gjakovarët vije pas performancës me skuadrën elitare greke, Jindřichův Hradec me të cilët zhvilloi 21 ndeshje me mesatare, 8 pikë e 5.3 kërcime.

Derisa para dy stinorëve ishte paraqitur me ekipin elitar rumun, Constanta në 23 ndeshje me mesatare, 6.7 pikë e 4.7 kërcime.

Në Evropë, Brown ka ardhur nga kolegji amerikan i Fayetteville State University që bën gara në NCAA2.

Gjakovarët deri tani kanë prezantuar në skuadër edhe amerikanin tjetër, Preston Knowles.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.