Basketboll

Ndihmës-trajneri i Baskonias në stinorin e kaluar, i bashkohet Memnunit te Prishtina

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka prezantuar sot edhe një trajner për shtabin teknik që do ti prijë Ekrem Memnuni.

Ekipi bardhekaltër sot ka njoftuar se ka angazhuar në radhët e veta, ndihmës-trajnerin turk me përvojë edhe nga Euroliga, Murat Bilge.

Beshiktashi dhe Baskonia, janë dy skuadrat në të cilat ka punuar, Bilge dhe sigurisht do të jetë cilësi shtesë për shtabin teknik kryeqytetas.

Për Beshiktashin, Bilge kishte shërbyer plotë shtatë vite (2013-2020) në Superligën e Turqisë e së fundmi ka qenë asistent në skuadrën e madhe spanjolle, Baskonia që pothuajse rregullisht luan në Euroligë, kjo skuadër sivjet zuri vendin e katërt në Superligën e Spanjës dhe ka titull të fituar edhe në Euroligë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.