PUBLIKOHEN VENDIMET E BORDIT TË FBK-SË, NJË NDËR TO EDHE RREGULLI I RI PËR TË HUAJT
Federata e Basketbollit të Kosovës sot ka lëshuar një njoftim në sajtin zyrtar, duke publikuar vendimet e bordit të saj që i mori dje.
Në njoftim thuhet se Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 28.07.2022 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:
- I ka miratuar Propozicionet e Garave për edicionin 2022/23.
- Në kuadër të diskutimit të Propozicioneve të Garave për edicionin 2022/23 ka vendosur që të ndryshojë rregullin e paraqitjes së lojtarëve të huaj nga 3 + 1, në 3 + 2 të huaj në përbërje të skuadrës.
- Është miratuar sistemi dhe kalendari i garave për edicionin 2022/23 për garat e kategorisë seniore.
- Në kuadër të diskutimit të Propozicioneve të Garave për edicionin 2022/23 ka vendosur që të emërojë Komisionin e Garave të FBK-së në përbërje prej: Leart Hoxha (i deleguar nga Bordi i FBK-së), Valdet Spahija dhe Ylli Hoti.
- I ka miratuar Kriteret për Licencim të Klubeve dhe Rregulloren për Licencim të Klubeve për edicionin 2022/23.
6. E ka vazhduar mandatin e Komesarëve të Garave të FBK-së konform Statutit të FBK-së.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.