Prishtina sot në kryeqytet kundër njërës nga skuadrat polake më të mira aktualisht
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina sot e zhvillon një duel tejet të rëndësishëm në garën ndërkombëtare – ENBL League.
Kryeqytetasit nga Kosova luajnë ndaj ekipit polak ”King Szczecin” në çerekfinalen e parë të garës prestigjioze ENBL League dhe normalisht se kërkojnë fitoren.
Kryeqytetasit përfunduan në vendin e katërt në Grupin A me dy fitore e katër humbje, ndërsa King Szczecin fitoi Grupin B me gjashtë fitore e një humbje.
Ndërsa ndeshja e kthimit mes dy ekipeve do të zhvillohet më 20 mars në Poloni.
Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me fituesin e çiftit Budivelnyk Kyiv-BC Wolves.
Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në Ligën ENBL dhe mund të jetë hera e parë që arrijnë në Final 4.
Brooks Debisschop nga Sigal Prishtina është kërcyesi më i mirë i Ligës me 9.3 kërcime për ndeshje. Derrick Wilson është asistuesi i pestë me 5.5 për ndeshje, kurse Jetmir Zeqiri është bllokuesi i pestë me një bllok për ndeshje.
Komentet janë të mbyllura.