Basketboll

Luka Donçiq sjell fitoren për Slloveninë në derbin e ditës ndaj Gjeorgjisë

Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Sllovenisë e ka mposhtur sot Gjeorgjinë me rezultatin 88-67 në derbin e ditës në Kampionatin Botëror 2023.

Luka Donçiq ishte pësëri fenomenal në parket, duke shënuar 34 pikë, por bërë edhe 10 kërcime, 6 asistime dhe 3 vjedhje topash.

Gjeorgjia luftoi në mënyrë të barabartë në çerekun e parë, por sllovenët e morën kontrollin e ndeshjes me shpejtësi më të madhe në periudhën e dytë, duke kaluar kundërshtarët me 13 diferencë. Ndërsa gjeorgjianët në dy periodat vijuese u përpoqën të rikthehen, por që përpjekjet e tyre ishin të kota, pasi sllovenët të drejtuar nga Donçiq mbajti distancën mjaft të rehatshme dhe fituan me meritë.

Përveç Donçiqit, vetëm dy lojtarë të tjerë nga Sllovenia shënuan pikë dyshifrore, Klemen Prepeliç 15 dhe Zoran Dragic 12 pikë.

Sandro Mamukelashvili kryesoi Gjeorgjinë në shënime me 21 pikë e 7 kërcime, ndërsa Kakhaber Jintcharadze shtoi 12 pikë.

Me fitoren, Sllovenia kalon në raundin e dytë. Derisa Gjeorgjia ende e ka të paqartë fatin e saj. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.