137 pikë dallim, Bora e demolon Gjakovën e re dhe gati i gjithë ekipi realizon pikë dyshifrore
Prishtinë(AsistiOnline) – Një vaki interesante ka ndodhur sonte në basketbollin kosovar.
Lideri i Ligës së parë te meshkujt, Bora e ka arritur fitoren më të thellë të stinorit duke triumfuar ndaj Gjakovës së Re me plotë 137 pik diferencë apo 176-39.
Gati se i gjithë ekipi i Borës realizoi pikë dyshifrore sonte, derisa Anes Gashi realizoi triple-double prej 33 pikëve, 15 asisteve e 10 kërcime.
Pas 16 ndeshjeve, Bora ka 16 fitore dhe rrjedhimisht është e konfirmuar se do e nis play off-in nga vendi i parë dhe si ekipi favorit për tu inkuadruar në Superligën e Kosovës për edicionin e ardhshëm.
Derisa, Gjakova e Re veçse ka rënë në Ligën e dytë. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.