Basketboll

Prishtina me deklaratë zyrtare për gjyqtarët, thotë se vendorët duhet të kenë përparësi

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina sonte ka lëshuar deklaratë zyrtare rreth çështjes së referimit  për ndeshjet e play off-it.

Ekipi prishtinas  ka thënë se pllejofi, sikurse edhe të gjitha ndeshjet tjera të sezonit, duhet të gjykohen nga gjyqtarët me integritet të plotë moral dhe me autoritet të lartë profesional, e kjo garanton gjykim të drejtë.

Sipas tyre me plotësimin e këtyre kushteve përparësi për ta duhen të kenë gjyqtarët vendorë.

Në deklaratë është përmendur edhe suspendimi i gjyqtarëve grekë nga FIBA e që sipas tyre është rast i freskët me të cilin dëshmohet se tendencat e këqija antisportive dhe korruptive nuk lidhen me nacionalitetin, por me integritetin moral të atyre që për obligim duhet ta kenë ndarjen e drejtësisë dhe kurrsesi favoret e bastoret.

Nga Prishtina kanë kërkuar transparencë të plotë, madje kanë propozuar që gjyqtarët të jenë pjesë e shortit në praninë e mediave dhe të dihet saktë se kush janë ata.

Në fund të deklarimit të Prishtinës thuhet se gjyqtarët vendorë duhet të kenë përparësi. /AsistiOnline.com/

Deklarata e plotë e Prishtinës:

Komentet janë të mbyllura.