Basketboll

Edge largon dilemat lidhur me lëndimin e tij

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan i Trepçës, Darnell Edge ka bërë një reagim personal pas raportimeve për një lëndim të tij.

Ai ka konfirmuar se ka pasur një lëndim, por i cili sipas tij nuk  është serioz dhe do të jetë i gatshëm për serinë e finaleve.

”Për të qartësuar thashethemet për të gjithë ata që pyesin. Po, kam pasur një dëmtim të vogël në ndeshjen e kaluar. Por unë do të jem 100% i gatshëm dhe do të rikthehem në parket për finalet javën e ardhshme”, ka shkruajtur Edge në rrjetet sociale.

Edge po shkëlqen te Trepça si lojtari kryesor me rreth 19 pikë, 6 asiste e 4 kërcime për ndeshje.

Trepça ka kaluar në finale të Superligës, pas triumfit në seri 3-0 ndaj Prishtinës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.