Basketbollisti i ri Jon Ismajli është larguar nga Vëllaznimi.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Ismajli është larguar nga ekipi gjakovar me marrëveshje të dyanshme.
Lojtari ishte transferuar te Vëllaznimi me insistimin e madh të ish trajnerit të kuqezinjëve Jeronimo Sarin, i cili tashmë po drejton Golden Eagle Yllin.
Ismajli që luan në pozitën e organizatorit, shihet si një prej lojtarëve vendorë me perspektivë të madhe për të ardhmen. /AsistiOnline.com/



