Under Header

spot_img

Kampionia mbyll vjeshtën si lidere, favoritët pa befasi në xhiron e fundit të Superligës

spot_img

Xhiro e fundit për vitin 2025 në Superligën e Kosovës në basketboll (meshkujt) u zhvillua pa surpriza, me ekipet favorite që konfirmuan formën dhe objektivat e tyre, ndërsa kampionia aktuale, Trepça, e mbylli vitin sërish në pozitën e parë të tabelës, e ndjekur nga nënkampioni Bashkimi.

Skuadra mitrovicase ishte tepër bindëse në përballjen ndaj Rahovecit 029, duke triumfuar me rezultat të thellë 110:57 dhe arriti triumfin më të thellë për këtë edicion.

Trepça dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke dëshmuar edhe një herë pse mban epitetin e kampiones dhe lideres së Superligës, teksa me këtë fitore e përfundon vitin kalendarik 2025 në krye të renditjes.

Në ndeshjen më interesante të xhiros dhe komplet sezonit vjeshtor, Bashkimi arriti fitore minimale dhe tepër dramatike ndaj GO+Pejës me shifrat 119:118.

Prizrenasit treguan qetësi në momentet vendimtare, duke ruajtur hapin me Trepçën dhe duke e mbyllur vitin si ndjekësi i parë në tabelë.

Pa probleme kaloi edhe Sigal Prishtina, e cila fitoi në shtëpi ndaj Vëllaznimit me rezultat 74:68. Kryeqytetasit kontrolluan ndeshjen në pjesën më të madhe të saj, duke siguruar një fitore të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit.

Ndërkohë, Golden Eagle Ylli nuk gaboi përballë Borës në një ndeshje që ishte jetike për ta pasi vjeshta ishte katastrofale për ekipin nga Theranda, duke triumfuar ndaj prishtinasve me rezultat 86:71.

Në përfundim, xhiroja e fundit e vitit 2025 konfirmoi renditjen aktuale në krye të Superligës, me Trepçën lidere dhe Bashkimin menjëherë pas saj.

Në vendin e tretë përfundoi Go+Peja e pasuar nga Prishtina.

Bora, Rahoveci, Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi kanë mbetur dukshëm më mbrapa.

Në xhiron e parë për 2026, takohen:

/AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme