Basketbollistja Saranda Daci ka mbyllur bashkëpunimin me Penzën e Pejës, ekip ku ishte pjesë deri më tani gjatë këtij edicioni.
Largimin e saj e ka njoftuar sot vetë skuadra e Penzës, duke e falenderuar Dacin për kontributin dhe profesionalizmin e treguar.
Sipas burimeve të AsistiOnline.com, Saranda Daci është rikthyer te Bashkimi, skuadra ku ajo ka luajtur edhe më herët. Rikthimi pritet të formalizohet së shpejti, ndërkohë që mbetet të shihet se kur do të jetë e gatshme për paraqitje në ndeshjet zyrtare.
Detaje të tjera lidhur me këtë lëvizje pritet të bëhen publike në ditët në vazhdim. /AsistiOnline.com/



