Golden Eagle Ylli e ka nisur mbarë play off-in e Superligës së Kosovës.
Therandasit fituan në duelin e parë çerekfinal ndaj Pejës me rezultat 93-82.
Ndeshja ishte tejet e barabartë me vendasit që fituan çerekun e parë 21-18, derisa i dyti ju takoi mysafirëve 18-20 dhe ekipet shkuan në pushim me 3 pikë dallim 39-38.
Në pjesën e dytë vendasit u treguan paksa më të vëmendshëm duke fituar dy periodat finale (28-24, 26-20) për çka edhe ju gëzuan fitores.
Tyreek Smith me 22 pikë e Scott Bamforth me 21 tjera, ishin dyshja që e dërguan Yllin drejt fitores sonte, por u ndihmuan edhe nga Gëzim Morina me 13 pikë e Justin Gray me 11 sosh.
Te Peja s’mjaftuan për fitore, Daquan Bracey me 22 pikë e Logan Routt me 12 tjera.
Golden Eagle Ylli merr avantazhin e serisë në 1-0, dhe me fitore eventuale në Pejë gjatë mesjavës, arrin në gjysmëfinale atje ku e pret Trepça. /AsistiOnline.com/



