Basketboll

KARSIYAKA MPOSHT SZLONOKIN

Duel tjeter interesant u zhvillua edhe në Izmir, ku Pinar Karsiyaka priti kampionen e Hungarisë, Szolnoki Olaj dhe me shumë më tepër mund se sa është pritur, ka shënuar fitore me rezultat 102-95.

 

Edhe pse vendasit e filluan lojën shkëlqyeshëm dhe çerekun e parë e fituan me 30-18, në çerekun e dytë hungarezët u kthyen në ritëm dhe kte dhjetminutsh e përmbyllën në favor të vetin me 29-22.

Pas 20 minutave semafori tregonte vetëm 5 pikë epërsi për Karshijakën.

Loja e mirë e hungarezëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe mu në përfundim të ndeshjes, pas treshes së Milosheviqit (nr.23 kuq) Szolnoki e zbuti maksimalisht disavantazhin.

1 minut e 6 sekonda deri në fund, Karshijaka kishte vetëm 1 pikë epërsi, 96-95.

 

 

Megjithatë, në sulmin e radhës , plejmejkeri amerikan Ërving Uoker (nr.1 bardh) u përgjigj me treshe për 99:95 dhe përderisa Szolnoki humbi sulmin e radhës kurse  nga ana tjetër Sek Henry (nr.22 bardh) u faulua dhe shënoi të dy gjuajtjet për 101-95, hungarezët sërish huqën në sulm dhe Uoker (nr.1 bardh) realizoi një nga dy gjautjet e lira për rezultatin final 102:95.

 

Përderisa lojtari më i dobishëm i Karshijakës në këtë fitore ishte alo-qendra egjiptase Assem Marei (nr.50 i bardhi) me doueble double prej 15 pikëve e 12 kërcimeve duke hstuar edhe 5 asistime, plejmejkeri Erving Uoker ishte koshashenuesi më i mirë me 21 pikë , prej tyre 5 treshe

 

Kështu, Karshijaka mbanë pozitën e dytë në grup me 3 fitore e 1 humbje dhe javën e ardhshme udhëton në Vyrzburg, për t’u ndeshur me liderët e pamposhtur, ndërsa kamponia e Hungarisë, Szolnok e cila pësoi edhe disfatën e katërt, javën e ardhshme para publikut të vet pret Z Mobile Prishtinën, ndeshje kjo në të cilën do të tentoj të shënoj fitoren e nderit kurse skuadra e jonë do të mundohet ta mposht p[ër t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim më Play Off.

Komentet janë të mbyllura.