Basketboll

FINAL8 Kupa e Kosovës: Prishtina mposht Penzën, kampion i kupës per femra

Prishtina (81:55) Penza

Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës në Basketboll për Femra pasi në finale mposhti Penzën me rezultat bindës 81:51, në një duel të dominuar nga fillimi e deri në fund.

Është ky trofeu i 12-të i Kupës së Kosovës për ekipin kryeqytatas.

Lidere e skuadrës në këtë finale ishte kapitenja Irma Konjusha me 21 pikë e 6 asistimendërsa edhe tri basketbolliste tjera realizuan pikë dyshifrore.

Ermelinda Shatri shtoi 16 pikë, pati 5 kërcime, 4 topa të vjedhur dhe 3 asistime dhe amerikanja Breannan Farrar që realizoi 12 pikë .

Megjithatë, pas kapitenes, në kte finale më e dobishmja ishte Saranda Daci e cila shënoi double double prej 10 pikëve e 11 kërcimeve, ndërsa vodhi 2 topa dhe shpërndau 2 blokada.

Nga ana tjetër, tek Penza vetëm dy basketbolliste shënuan pikë dyshifrore.

Tringa Ukaj ndeshjen e përmbylli me 17 pikë e 9 kërcime, kurse Diedona Halitaj shtoi 13-të të tjera.

Vendimtar në këtë triumf të kryeqytetaseve ishte çereku i parë i ndeshjes, të cilën prishtinaset e e përmbyllen me 22 pikë epërsi, 27 me 5.

Pas kësaj serie negative në çerekun e parë, basketbollistet e Penzës u munduan të kthehen në lojë por mospërvoja e lojtareve të reja dhe kualiteti ishte në anën e kaltër e bardheve dhe  në fund trofeu i sivjem i Kupës së Kosovës i takoi vashave të Prishtinës

MVP i kësaj finalje ishte kapitenia e Prishtinës Irma Konjusha… ndërsa medaljet në fund u shpërndanë nga anëtaret e bordit të FBK-së, Learta Berisha, Kimete Haliti dhe Linda Shala, kurse trofeu i kupës kapitenës së Prishtinës i’u dorëzua nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

 

Komentet janë të mbyllura.