Basketboll

PONTE PRIZRENI PËRFORCON FUQISHËM…SHTABIN TEKNIK!

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra më simpatike e Superligës së basketbollit kosovar, Ponte Prizreni, sot ka zyrtarizuar Edin Kërveshin si pjesë të shtabit teknik .

Për një kohë të gjatë, Kërveshi ishte pjesë e skuadrës së femrave të Bashkimit mirëpo, pas dështimit në garat e Kupës së Kosovës dhe pas disfatës nga prishtinaset të shtunën , ai dha dorëheqje nga pozita e timonierit të ekipit.

I shpejtë ishte reagimi i zyrtarëve të ekipit që ka fituar simpatinë e adhuruesëve të basketbollit anembanë Kosovës,  Ponte Prizrenit dhe ata menjëherë e angazhuan si ndihmës të Arbnor Rifatit.

Duhet theksuar se Kërveshi ishte i suksesshëm me ekipin e femrave të Bashkimit dhe tash e tutje, përvojen e tij do ta vë në shërbim të skuadrës tjetër prizrenase.

Këtë informacion për ASISTIONLINE e konfirmoi përmes telefonit, trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati.

Komentet janë të mbyllura.