Basketboll

BASKONIA IA TERRON REALIT

Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar derbi i skuadrave spanjolle, Baskonia – Real Madrid në Euroligë.

Ekipi i Baskonias ka shënuar fitore të madhe(86-76),  ndaj gjigantit të Basketbollit europian Real Madridit në arenën, Fernando Buesa Arena (Vitoria-Gasteiz). Ndeshje kjo, që me të drejtë u cilësua si ndër më interesantet në Euroligë për këtë xhiro.

Qysh në çerekun e parë, Baskonia tregoi se në këtë takim synim kryesor e ka fitoren, duke e mbyllur periudhën e parë me 4 pikë diferencë. Ndërsa në çerekun e dytë, Reali disi u ngjallë, duke e fituar këtë çerek por, përsëri pjesa e parë u mbyll në të mirë të ekipit bask.

Sa i përket çerekut të tretë dhe të katërt, kjo pjesë lojë kaloi nën-dominimin e plotë të Baskonias, me çka edhe u vendos ndeshja. Fitore me të cilën Baskonia futet në zonën play off. Përderisa Real Madridi bie në pozitën e tretë të renditjes.

Në fitoren e ekipit bask kontribut kryesor sonte kishin, Luca Vildoza me 20 pikë, Vincent Poirier me double, double(19pk, 16 krc). Si dhe Johannes Voigtmann me double, double poashtu(13pk, 12krc).

Tek Reali nuk mjaftuan as, 17 pikët e Threy Thompkins dhe 16 pikët e Jaycee Carroll, për ta shmangur humbjen e Realit sonte.

Pas një jave, Baskonia përsëri luan si vendase por kësaj radhe ndaj Anadolu Efes. Përderisa Real Madridi luan si mysafir i Panathinaikosit.

Komentet janë të mbyllura.