Basketboll

GOLDEN EAGLE YLLI – BASHKIMI    86:68      

SUPERLIGA XHIRO 22

Golden Eagle Ylli ka fituar derbin kundër Bashkimit me rezultat 86:68.

Ishte kjo fitorja e katërt rresht e therandasve sivjet në përballjet direkte me kampionët e edicionit të kaluar. Në fillim të këtij edicioni bilanci ishte 14 me 2 për Bashkimin ndërsa tash, pas ndeshjes së zhvilluar të shtunën Golden Eagle Ylli e ka përmirësuar dukshëm bilancin në 14 me 6 . Njëherësh ishte kjo fitorja e 15 sivjet e therandasve që e forcojnë pozitën e dytë në tabelë e cila iu siguron kalimin në gjysmëfinalen e Play Offit, pa nevojë që të luajnë çerekfinalet.

Dyshja Eevert-Veseli ishte lidere e Yllit duke shënuar saktësisht gjysmën e pikëve të skuadrës. 

Lojtari më efikas i vendasve ishte Terrel Everet me 23 pikë dhe shtoi 7 asistime, vodhi 6 topa e kërceu 4 herë, kurse Alban Veseli realizoi 20 pikë, prej tyre 4 treshe.

Lojë të shkëlqyeshme në këtë duel pati edhe Leonard Mekaj i cili e përmbylli duelin me 12 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime, si dhe gjiganti Romelo Banks i cili për 18 minuta lojë realizoi 7 pikë e 14 kërcime dhe 3 bllokada.

Nga ana tjetër për Bashkimin katër lojtarë realizuan pikë dyshifrore. Drilon Hajrizi shënoi më së shumti pikë 15 dhe pati 8 kërcime mirëpo duhet theksuar se ishte tejet i pa saktë për 3 pikë dhe nga 6 tentime nuk qëlloi asnjë.

Me 14 pikë e 5 kërcime u dallua Steven Haney kurse qendra Ëofford shtoi 11 pikë e 5 kërcime.

Lojtari i katër me pikë dyshifrore ishte Jordan Capps. Ai shënoi 10 pikë që është dukshëm nën mesataren e tij dhe ajo që befasoj ishte efikasiteti katastrofal nga loja, pasi nga 9 tentime shënoi vetëm 4 dyshe ndërsa nga katër gjuajtje për tri pikë nuk e qëlloi asnjë.

Në fakt, Drilon Hajrizi dhe Jordan Capps, së bashku tentuan 10 herë për tri pikë dhe asnjëherë nuke qëlluan cakun, që nuk ka ndodhur asnjëherë

Ndeshja ishte e barbartë në 5 minutat e para të duelit, kur pas treshes së Ëoffordit për 8 me 9, Alban Veseli u përgjigj me treshe për epërsinë e Yllit prej 11 me 9 duke e filluar serinë prej 16 me 6 dhe në fund të dhjetë minutave të para, vendasit u shkëputën në rezultat me plus 9 pikë epërsi (24:15)

Në çerekun e dytë, lojë maestrale shfaqën Mekaj dhe Everet që shënuan nga 4 pikë e 2 asistime secili, ndërsa 5 pikë i shtoi transferi i ri, alo-qendra e fuqishme Bambale Osby (nr.6 verdh) . Megjithatë, ai cili vulosi kte pjesë të lojës ishte Ardit Pepaj i cili porsa hyri në lojë, për më pak se një minut qëlloi dy treshe të njëpasnjëshme dhe pa komplikime, driblime dhe filozofime u bë koshashënuesi më i mirë i ekipit në çerekun e dytë , me 6 pikë të shënuara. Pas 20 minutave të para, Golden Eagle Ylli e ngriti epërsin në 16 pikë (45:29).

 

Pas pushimit, Everet vazhdoi lojën e tij të shkëlqyeshme duke qenë lider i skuadrës me 7 pikë të shënuara ndërsa në çerekun e tretë Ylli e pati një lojtarë tjetër i cili ngjashëm sikurse Ardit Pepaj në çerekun e dytë, për më pak se 1 minutë bombardoi 2 herë nga distanca për tri pikë. Kte herë ishte Alban Veseli ai i cili qëlloi dy treshe rresht ndërsa në fund të çerekut epërsia u ngrit në 19 pikë, 69:50.

 

Në dhjetë minutat e fundit, vendasit vazhduan dominimin dhe kur pas dy gjuajtjeve të lira të Veselit, rezultati shkoi në plus 29 pikë (83:54), ndërsa kishin mbetur edhe 4 minuta e gjysmë deri në fund, trajneri Arben Krasniqi iu dha rastin lojtarëve të rinj Veliut, Shalës dhe Gashit.

 

Nga ana tjetër, është për tu befasuar pse trajneri Sarin e inkuadroi Ujkan Karanezin vetëm në minutën 36 . Ai për më pak se 2 minuta lojë shënoi tre dypikësha duke mos huqur asnjëherë nga loja , ndërsa me shënimet e kapitenit Qëndrim Biraj, Steven Hanneyit dhe treshen e Elvan Ilazit në fund, Bashkimi zbuti disfatën në minus 18 (86:68). Është kjo humbja e 11 e kampionëve aktual që tash kanë sukses të përgjysmuar pas 22 xhirove dhe përkohësisht pozicionohen në vendin e katërt pasi Ponte Prizreni ka një ndeshje më pak të zhvilluar me Z Mobile Prishtinën.

 

 

Komentet janë të mbyllura.