Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e KBF Bashkimi nga Prizreni, para pak çastesh nëpërmjet një konference për shtyp, ka prezantuar trajnerin e ri nga Turqia, Ahmet Furkan Saglik.
Ahmet Saglik emri i të cilit në pankinën e Bashkimit u zyrtarizua para dy ditësh, pason në këtë detyrë Edin Kërveshin e dorëhequr, i cili e kishte deklaruar largimin e tij përpara disa ditësh nga ekipi prizrenas.
”Jam i lumtur që kam nënshkruar me një ekip serioz, sikurse Bashkimi. Sigurisht që synimi im me klubin është i qartë, Mbrojtja e titullit”.
‘’Tek Bashkimi kam ardhur të sjell përvojën time nga basketbolli turk, por edhe të marrë eksperiencë të këndshme nga një vend si Kosova që ka shumë talentë të basketbollit’’, u shpreh Saglik në konferencë para gazetarëve sot.
Saglik do të ketë mision tejet të vështirë ta mbrojë titullin me Bashkimin sivjet, sepse në garë fuqishëm është edhe KB Prishtina e cila është lidere e renditjes tabelare në Superligën e Femrave.
Komentet janë të mbyllura.