Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra prizrenase KBF Bashkimi, ka filluar qysh nga tash të mendojë për stinorin e ardhshëm në elitën e basketbollit kosovar femëror.
�
Drejtuesit e ekipit portokallinjë, kanë arritur marrëveshje me njërën nga basketbollistet më të mira në vendin tonë. Bëhet fjalë për Arbnore Përqukun, që do të sjellë përvojë të madhe tek klubi prizrenas.
�
Arbnore Përquku tashmë ka firmosur kontratën me ekipin e Bashkimit dhe veçse ka nisur stërvitjet me ekipin. por nuk mund të aktivizohet këtë edicion shkaku i rregullave të garave.
�
Përquku së fundi ishte pjesë e KB Penzës kurse karrierë ka bërë edhe te Prishtina e Bashkimi si dhe Shqipëri e Turqi, duke fituar çdo trofe të mundshëm në basketbollin e femrave.
KBF Bashkimi është kampion aktual i Kosovës dhe të njëjtën gjë po edhe synon në këtë stinor.
Komentet janë të mbyllura.