Basketboll

PONTE PRIZRENI – LIPJANI 92:81

Ponte Prizreni e shënuar fitoren e 11 sivjet dhe të katërtën në përballjet direkte me Lipjanin, pasi e mposhti me rezultat 92 me 81, të dielën mbrëma në Sezai Surroi.

Më meritorët për këtë fitore ishin tre basketbollist që ndeshjen e mbyllën me pikë dyshifrore .

Malcom Canada ishte lider i skuadrës me 24 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime kurse Blend Matoshi ishte fantastik dhe për pak nuk realizoi double double. Ai e përmbylli duelin me 19 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime.

Atë që nuk e bënë Canada dhe Matoshi e bëri gjiganti 214 centimetërsh Ergin Grosha i cili shënoi double double prej 14 pikeve dhe 12 kercimeve.

Kontribut në kte fitore aspak të lehtë të prizrenasve dha edhe treshja amerikane Cole, Scott dhe Ëaller, me ç’rast secili prej tyre shënoi nga 9 pikë.

Nga ana tjetër, pikë dyshifrore për Lipjanin shënuan vetëm dy lojtarë.

Më i miri ishte Michael Mitchel i cili realizoi double double prej 27 pikëve  dhe 12 kërcimeve ndërsa duhet veçuar se shënoi 5 treshe nga 9 tentime.

Me 22 pikë dhe lojë shumë të mirë në këtë duel u veçua edhe plejmejkeri Musab Mala të cilit po ashtu i funksionoi shkëlqyeshëm snajperi dhe nga distanca për tre i pikë shënoi 4 herë nga 8 tentime.

I shkëlqyeshëm në këtë duel ishte edhe fluturuesi gjilanas, Arian Air Mehmeti i cili për një pikë nuk realizoi double double. Edhe pse ai pati 15 kërcime , ndeshjen e përmbylli me vetëm 9 pikë.

Jo sikurse ishte pritur, Ponte Prizreni pati goxha telashe me Lipjanin.

Edhe pse çerekun e parë prizrenasit e përmbyllën në favor të vetin me 10 pikë epërsi (26:16) , Lipjani u kundërpërgjigj me lojë të shkëlqyeshme dhe bombardimet nga gjitha pozitat. Fillimisht Mitchell lacoi dy treshe të njëpasnjëshme, pastaj në seri 7 pikëve hyri Johnson , për t’ia lënë radhën Qëdnrim Demit që shënoi 6 pikë , ndërsa në finish të pjesës së parë, Musab Mala fillimisht realizoi dyshen dhe pastaj në sulmin e fundit qëlloi edhe treshen për ta shkrirë epërsin e Ponte Prizrenit në minimum, 45:44.

Kur mendohej se Lipjani do të mund të bënte befasi, Prizreni u kthye furishëm dhe në çerekun e tretë i udhëhequr nga Canada që realizoi 8 pikë dhe Grosha 6 tjera, bënë dallimin prej 66 me 57 pas 30 minutave lojë.

Në çerekun e fundit, Ponte Prizreni në mënyrë të mençur kontrolloj rezultatin dhe nuk lejoi që t’i afrohet Lipani . Në fund, epërsia ishte plus 11 pikë për prizrenasit, 92 me 81.

Komentet janë të mbyllura.