Me forca aspak të barabarta në parket, Rahoveci ka shënuar fitore të thellë 159:54 ndaj AFK Boreas në “Mizahir Isma” në kuadër të xhiros 22 të Superligës.
Në fitoren e 13 sivjet , 6 lojtarë kontribuuan me pikë dyfishrore.
Alo qendra Fredd Richardson nuk kishte të ndalur dhe realizoi triple double me 53 pikë, 13 asistime e 10 kërcime ndërsa amerikani tjetër James Standbeck ishte në prag që ta bënte të njëjtën gjë por i mungoi një asistim.
Në fakt, Stanbeck realizoi double double shumë interesant dhe tepër të rrallë me pikë të shënuara dhe topa të vjedhur, njëherësh duke e thyer rekordin e basketbollit kosovar sa i përket topave të vjedhur brenda një ndeshjeje.
26 pikë dhe 13 topa të vjedhur, që është rekord i ri, ishin shifrat e tij ndërsa si thamë, shtoi edhe 9 asistime.
Gjiganti 213 centimetra, Andre Uashington, luajti me 14 pikë, 6 kërcime e 4 bllokada kurse paraqitje shumë të mirë pati edhe Bardh Rexha i ri i cili realizoi 14 pikë , 7 kërcime dhe rrëmbeu 4 topa .
Kapiteni Rron Grapci për vetëm 10 minuta sa ishte në parket shënoi 11 pikë ndërsa lojë të pëlqyeshme shfaqi treshja e re: Krasniqi, Ejupi dhe Jupa.
Indrit Krasniqi në këtë duel realizoi 10 pikë, kërceu 3 herë dhe bëri 2 asistime.
Visari ndeshjen e përmbylli me 6 pikë e 2 kërcime kurse Ahmet Jupa për 8 minuta shënoi 5 pikë e 4 kërcime.
Nga ana tjetër te AFK Borea Ilir Shala ishte i vetmi basketbollist me pikë dyshifrore, 22 sosh, ndërsa shtoi edhe 7 kërcime.
Në 5 minutat e para të ndeshjes, Borea arriti ta rivalizojë Rahovecin fal tri tresheve rresht, dy të Sylqës dhe një të Shalës, duke mbajtur rezultatin e niveluar, 9 me 9.
Por , ishte kjo e tëra që arritën të bëjnë në këtë duel sepse rahovecianët shtuan tempin dhe në pesë minutat e dyta realizuan seri prej 21 me 5, për ta përmbyllur çerekun e parë me epërsi prej 16 pikëve (30:14).
Në çerekun e dytë dyshja amerikane e Rahovecit, Richardson – Stanbeck ishte e pamëshirshme dhe udhëhoqi vendasit në shënimin e 45 pikëve në kte periudhë të lojës. Kështu pas 20 minutave semafori tregonte Rahoveci 75, Borea 28.
Në çerekun e tretë dhe të katërt Rahoveci realizoi edhe 84 pikë tjera kurse Borea 26.
Vlen të theksohet se në çerekun e fundit, Bujar Loci iu dha mundësi lojtarëve të rinj të cilët e arsyetuan besimin e trajnerit të tyre me lojë të mirë.
Është kjo fitorja e 14 e Rahovecit ndërsa disfata e 19-të e Boreas e cila mbetet në pozitën e fundit.
Komentet janë të mbyllura.