RAHOVECI BEFASON BASHKIMIN, RRËMBEN VENDIN E DYTË
Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar para pak çastesh derbi i ditës së sotme në elitën e Basketbollit kosovar.
Ekipi i Rahovecit e ka befasuar, kampionin aktual Bashkimin duke shënuar fitore në mes të Prizrenit(76-80). Dhe kështu e ka rrëmbyer pozitën e dytë.
Në fakt që nga fillimi e deri në fund, Rahoveci udhëheqi në rezultat. Fillimisht çerekun e parë e mbylli, 20-21, pastaj të dytin, 38-42. Përderisa në çerekun e tretë, epërsia u thellua dhe ky çerek mbaroi me shifrat e larta, 53-70. E në çerekun e fundit, Bashkimi paksa u ngjall, por assesi nuk arriti të kthente rezultatin final, kështu që ju desht të pajtohej edhe me humbje sonte.
Pa dyshim më meritori në fitoren e Rahovecit sonte ishte, ameriklani Deshon Minnis, që arriti shifrat magjike të basketbollit, triple-double(11pk, 12krc, 10ast), i nidhmuar edhe nga Frederick Richardson me double, double(30pk 10krc), si dhe nga Arian Qollaku me 13 pikë.
Tek Bashkimi nuk mjaftuan 30 pikë e Jordan Cappsit si dhe 14 të Drilon Hajrizit për fitore.
Pas kësaj fitore, Rahoveci rrëmben pozitën e 2-të në tabelë me 38 pikë, një më shumë se Ylli, por që këta të fundit kanë një ndeshje më pak.
Përderisa, Bashkimi mbetet në pozitën e 5-të, me 34 pikë.
Në xhiron e ardhshme, Bashkimi takohet me rivalin lokal, Ponte Prizreni. Përderisa Rahoveci e pret në shtëpi rivalin e madh, Golden Eagle Yllin.
Komentet janë të mbyllura.