Basketboll

BASHKIMI – PENZA, MËSOHET ORARI I RI I NDESHJES

Prishtinë (AsistiOnline) – Ndeshja ndërmjet, Bashkimit dhe Penzës në Superligën e Femrave, që ishte e paraparë të luhej të shtunën, do të luhet nesër.

AsistiOnline, dje para ndeshjes bëri me dije se ky takim nuk do të zhvillohet, së paku jo në ditën e paraparë. Për arsyje se ekipi mysafir, Penza nuk do të udhëtojë në Prizren, shkaku i telasheve financiare dhe bojkotit nga lojtaret e ekipit. Dhe në fakt ashtu edhe ndodhi.

Por, Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur një termin të ri për këtë përballje. Ekipet në fjalë, këtë ndeshje të mbetur, do ta luajnë, nesër me fillim nga ora 14:00 në Prizren.

Komentet janë të mbyllura.