Basketboll

ALL STAR GAME – KOSOVA: YLLI – TË HUAJT, PËRFUNDON PJESA E PARË

Prishtinë (AsistiOnline) Ka mbaruar pjesa e parë e ndeshjes revyale, në mes të Golden Eagle Yllit dhe lojtarëve të huaj që luajnë tek Ylli.

Pjesa e parë ka përfunduar, 61-65 në të mirë të ekipit të të huajve të Superligës.

Kjo është ndeshje memoriale në basketboll “Agu i Lirisë” për të përkujtuar pjestarët e skuadrës së K.B Yllit si ish drejtori Sedat Berisha me dy fëmijët e tij Drilonin dhe Dafinën, ish kryetarin e klubit Ruzhdi Krasniqi, sekretarin e klubit Nexhat Berisha së bashku me vajzën e tij basketbolliste Majlinda Berisha, basketbollistin Bujar Berisha dhe gruan e tij basketbollistën Flora Berisha dhe dy djemtë Vlorianin dhe Edonin, të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Si dhe ish Sekretarin e FBK-së të ndjerin Isuf Lumi.

Komentet janë të mbyllura.