Basketboll

SUPERLIGA E FEMRAVE, JAVË QË JU TAKOI FAVORITEVE

Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar xhiroja e 17-të në Superligën e Basketbollit të Femrave.

Xhiro të cilën e karakterizuan kryesisht fitoret e favoriteve në letër para ndeshjeve.

Në ndeshjen kryesore, që u cilësua si derbi i xhirosë e që në fakt nuk i përngjau aspak. Fitore të lehtë dhe të thellë arritën Femrat e Bashkimit ndaj atyre të Penzës. Shifrat finale të ndeshjes ishin, 78-34.

Në sfidat tjera, Trepça si mysafire arriti fitore ndaj Sferës. Përderisa, poashtu Vëllaznimi si mysafir mposhti thellë Vushtrrinë, 15-77.

Ndërsa fitore realizoi edhe liderja e Ligës, Prishtina. Vashat e Fidan Shatrit mposhtën si mysafire, KB Kastriotin e Ferizajit me shifrat, 54-92.

Sa i përket renditjes tabelare, pas kësaj xhiro-je vazhdon të Bashkimi i Prizrenit. I ndjekur nga Prishtina në vendin e dytë si dhe në vendin e tretë Penza.

Komentet janë të mbyllura.