Rahoveci, në udhëtim e ka mposhtur Bashkimin, për të shënuar një fitorë të rëndësishme, pesë javë para fundit të stinorit të rregullt në Superligë.
Kjo fitore rahovecianët tash i mban në garë për pozitën e dytë, e cila dërgon direkt në gjysmëfinale.
Fredrik Richardson me double-double prej 30 pikëve e 10 kërcimeve ishte lojtari më efikas për Rahovecin, ndërsa i munguan edhe 3 asistime për dyshifror të trefishtë pasi shpërndau edhe shtatë topa për kolegët e tij.
Richardson, 17 prej 30 pikëve i realizoi në çerekun e tretë, e falë tij Rahoveci në këtë periudhë të lojës krijoi epërsi deri në 17 pikë.
Vec Richardsonit kontribut të madh për mysafirët dha edhe playmekeri, Deshon Minnis i cili ishte ai që arriti triple-double. Minnis fantastik luajti me 11 pikë, 12 kërcime e 10 asistime.
Pikë dyfishrore për “vreshtarët” arritën edhe dyshja Qollaku e Standback që takimin e mbyllen me respektivisht 13 e 12 pikë.
Në anën tjetër për Bashkimin të cilët kjo humbje i largon edhe më tepër nga pozita e dytë në tabel, më efikasi ishte Jordan Capps (nr.8, ngjyre portokalli) që shënoi 30 pikë.
14 të tjera i shtoi Drilon Hajrizi por që nuk e shmangën dotë humbjen e 12 sezonale për kampionët e edicionit të kaluar.
Në ndeshje, shumë më mirë u futën rahovecianët që krijuan epërsi 8-0, duke e mbajtur Bashkimin pa pikë për më shumë se tre minuta. Megjithatë vendasit u këndellën dhe morën vetën, madje duke kaluar në epërsi prej 18-17 mirëpo Rahoveci riktheu epërsinë në 21 me 20 që ishte rezultati final i dhjetë minutave të parë.
Cereku i dytë ishte shumë i baraspeshuar, me epërsinë që kalonte sa në njërën anë ashtu edhe në tjetrën.
Një trepikësh i Atik Koshit, 13 sekonda para fundit bëri së Rahoveci ta mbyllë pjesën e parë me katër pikë epërsi, 42-38.
Lojë e njëjtë u mendua që do të jetë edhe në çerekun e dytë.
Kur kaluan dy minutat e parë rezultati ishte i barabartë, 44 me 44, megjithatë pas këtij momenti në skenë doli Fredrik Richardson i cili u bë i pandalshëm për kundërshtarët.
Me 17 pikët e tij në këtë çerek dhe me ndihmën e Minnisit dhe Standbackut, në më pak se tetë minutat e ardhshme rahovecianët shënuan 26 pikë kurse Blojtarët e Bashkimit vetëm 9 dhe mysafirët në çerekun e fundit hynë me kapital prej 17 pikëve, 70-53.
Por epërsia e lartë nuk u ofroi aspak komoditet të besuarve të Bujar Locit sepse Bashkimi e filloi çerekun e fundit me seri prej 7-0, duke e ngushtuar në minus 10 epërsinë e Rahovecit.
Loja më e mirë e vendasve vijoi edhe më tutje e me pikët e Capps e Haney, prizrenasit u afruan deri në minus tre, 76-79, ndërsa kishin mbetur 23 sekonda deri në fund.
Megjithatë, kjo ishte e tëra që arritën të bëjnë vendësit të cilët nuk arritën të bëjnë përmbysjen e madhe sepse Atik Koshi me një shënim nga dy gjuajtjet e lira i siguroi fitoren e 15-të Rahovecit në këtë edicion.
Komentet janë të mbyllura.