Basketboll

VENDOS ÇEREKU I FUNDIT, TREPÇA ”SHEMB” LIPJANIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar takimi i fundit, për xhiron e 24-të të Superligës së Basketbollit tonë.

Trepça e ka mposhtur Lipjanin, në një takim që ishte tejet interesant deri pothuajse deri në fund. Por që dallimi u bë në çerekun e fundit, kur Trepça shënoi 34 pikë e Lipjani vetëm 16 sosh. Në çerekët tjerë të lojës, kishte baraspeshë të madhe në lojë(25-15, 46-40, 70-62). Në fund mitrovicasit iu gëzuan fitores me shifrat finale, 104-78.

Më të vyerit në fitoren e Trepçës sonte ishin, Aaron Anderson e Besnik Azemi me nga 22 pikë, përderisa pikë dyshifrore arritën edhe Samir Zekiqi 21 pikë, si dhe Imer Tahiri me 16 sosh.

Tek Lipjani nuk mjaftuan për fitore, 23 pikët e James Johnson, 18 pikët e Michael Mitchelit si dhe as 16 pikët e Arian Memetit.

Pas kësaj fitore, Trepça mbetet në pozitën e 6-të me 34 pikë, ndërsa Lipjani mbetet i parafundit me 27 sosh.

Komentet janë të mbyllura.