4 NDESHJE, 4 DERBI NË XHIRON E 25-TË
Prishtinë (AsistiOnline) – Nesër dhe pasnesër luhet xhiro’ja e 25-të në Superligën e Basketbollit Kosovar.
Në këtë xhiro, do zhvillohen katër takime dhe që gjitha premtojnë të jenë ndeshje të zjarrta.
Kjo xhiro, nis të shtunën ku në plan program do të jetë ndeshja, Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni. Takim i cili me të drejtë cilësohet si derbi i ditës së shtunë, pasiqë ndeshen dy rivalë që sivjet kanë aspirata të mëdha në Play Off. Ndeshja nis nga ora 17:00.
Në po të njëjtën ditë, por me fillim nga ora 19:00, na pret edhe një ndeshje interesante në Prizren. Ku kampioni aktual i Kosovës, Bashkimi e pret Z Mobile Prishtinën, ekipe që poashtu synojnë titullin e Ligës sivjet.
Ndërsa të dielën, poashtu luhen dy takime. Nga ora 14:00, luhet takimi i skuadrave të fundit në tabelë, AFK Borea – Lipjani. Dhe krejt në fund, me fillim nga ora 17:00, chiron e 25-të e përmbyll super-dueli, Rahoveci – Trepça, që e përmbyll këtë xhiro.
Duhet theksuar se pas 24 xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës është Z Mobile Prishtina që prin bindshëm me maksimum të pikëve, gjithsej 48 sosh, kurse Golden Eagle Ylli është në pozitën e dytë me 41 pikë, Rahoveci në të tretën me 39 pikë dhe Ponte Prizreni në të katërtën me 36 pikë.
Komentet janë të mbyllura.