Basketboll

DARUSSAFAKA BEFASON BAYERNIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Qysh në ndeshjen e dytë të xhiros së Euroligës për këtë javë, ka ardhur një fitore e befasishme.

Ekipi turk nga Stambolli, Darussafaka ka mposhtur(92-87) njërin ndër ekipet pretendente për pozitë në Play Off, Bayernin e Gjermanisë.

Në fakt ishte Bayerni që e kontrolloi takimin në fillim, duke e fituar çerekun e tretë thellësisht(14-27). Ndërsa Darussafaka përkundër që e fitoi çerekun e dytë +7(30-23), nuk arriti ta marrë avantazhin.

Në pjesën e dytë, Darussafaka përsëri fiton çerekun e tretë(21-17), por Bayerni përsëri mbyll çerekun e tretë në epërsi. Ndërsa thyerja e madhe ndodhi në çerekun e fundit,

Për fitoren e Darussafakas më të merituarit sonte ishin, Toney Douglas me plotë 26 pikë. Dhe Jeremy Evans me 20 sosh.

Tek Bayerni u dalluan, Petteri Kopponen me 23 pikë, si dhe Nihad Dedovic me 20 sosh.

Me gjithë fitoren e sontme, pozita e Darussafakas në tabelë nuk ndryshon, pra mbetet e fundit. Përderisa Bayerni me këtë humbje, vështirëson gjasat për Play Off.

Komentet janë të mbyllura.