Basketboll

EFESI I FORTË PËR BASKONIAN

Prishtinë (AsistiOnline) – Anadolu Efesi po vazhdon me formën e mirë, sivjet në Euroligë.

Ekipi i drejtuar nga Ergin Ataman, sonte ka mposhtur si mysafirë pa telashe, ekipin e dëshmuar spanjollë, Baskonia(92-102).

Ekipi nga kryeqyteti turk i Stambollit, e nisi mirë ndeshjen ndaj spanjollëve, duke e fituar çerekun e parë me 4 pikë dallim(26-30). Por në çerekun e dytë, Baskonia u këndell dhe morri epërsinë në anën e saj, duke e fituar çerekun e dytë(27-18).

Por, Efesi në çerekun e tretë e pati ndezjen e madhe, këtë çerek e fitoi +12(14-26). Dhe dominimin e vazhdoi edhe në çerekun e katërt, këtë periudhë e fitoi më ngushtë(25-28). Në fund arriti fitore shumë të vlefshme, duke siguruar pozitë të mirë në Play Off.

Në fitoren e sontme të Efesit kontribuan, Tibor Pleiss e Adrien Moerman me nga 21 pikë secili, si dhe Shane Larkin me 19 sosh.

Tek Baskonia më të mirët ishin, Luca Vildoza me 23 pikë, Shavon Shields me 16 pikë, si dhe Johhanes Voigtman e Jalen Jones me nga 13 sosh.

Pas kësaj fitore, Efesi mbetet në pozitën e 4-të, duke siguruar Play Off-in. Përderisa Baskonia mbetet në pozitën e 6-të poashtu, por duke e rrezikuar këtë pozitë, pas humbjes së sontme.

Komentet janë të mbyllura.