Basketboll

PRISHTINA E PAGABUESHME, MPOSHT EDHE BASHKIMIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Prishtina ka shënuar fitore(91-102) me telashe të mëdha si mysafire i Bashkimit të Prizrenit sonte.

Kryeqytetasit kanë hasur në rezistencë të madhe sonte, nga vendasit e Bashkimit që këtë stinor pranveror po drejtohet nga ish-trajneri i Prishtinës, kroati Jerenimo Sarin.

Në fakt, çerekun e parë më mirë e nisën vendasit(26-21). Por në çerekun e dytë, Prishtina nisi me ashpërsimin e lojës, duke e fituar çerekun e dytë(24-28).

Edhe çereku i tretë i takimit shkoi ngushtë, me të dyja ekipet që luanin kujdesshëm, por Prishtina ishte më e vëmendshme dhe e përmbylli edhe këtë çerek në favor të vetin(20-22). Ndërsa në çerekun e fundit, Prishtina e tregoi fytyrën e vërtetë të ekipit duke e fituar çerekun e fundit me +6 pikë dallim(21-27).

Më të merituarit në fitoren e Prishtinës sonte ishin, Denis Krestinin me double-double(12pk, 14krc), Dardan Berisha me 21 pikë, Meriton Ismaili me 18 pikë, si dhe Divine Myles me 16 sosh.

Përderisa tek Bashkimi u dalluan, i zakonshmi Jordan Capps me double-double fenomenal(31pk, 12krc), Drilon Hajrizi me 20 pikë si dhe Lamar Wofford me 15 sosh.

Edhe pas xhiros së 25-të, Prishtina mbetet lidere e renditjes tabelare me 50 pikë. Përderisa Bashkimi mbetet në pozitën e 5-të me 37 pikë.

Komentet janë të mbyllura.