GJILANASIT NDËRTOJNË MAKINË PËR KTHIMIN E TOPAVE TË SHUTIT
Prishtinë (AsistiOnline) – Në qytetin e Gjilanit, basketbollistët Laurant Ibrahimi dhe Qëndrim Demi së bashku me dy mjeshtër të tjerë nga Gjilani, kanë ndërtuar diqka të paparë më herët në Basketbollin Kosovar.
Me një iniciativë që kanë ndërmarrë, për një periudhë të caktuar kohore, Ibrahimi dhe Demi së bashku me dy mjeshtër, kanë konstruktuar dhe ndërtuar një makinë, që në basketboll shërben për kthimin e topave në duart, gjatë shutit të lojtarit.
Sigurisht që kjo makinë, do t’ju ndihmojë basketbollistëve/eve nga Gjilani për një punë edhe më profesionale se deri tash.
Kjo makinë, do të jetë risi në Basketbollin tonë, për faktin se diçka të tillë realisht më herët nuk ka pasur në vendin tonë.
Komentet janë të mbyllura.