Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e nesërme, luhen ndeshjet kthyese të ‘’Play Off’’-it të Superligës së Femrave.
Me fillim nga ora, 16:00. Bashkimi e pret në shtëpi, Kastriotin e Ferizajit. Seria aktuale është, 1-0 në të mirë të vashave prizrenase dhe me fitore aktuale të tyre kalojnë në finale. Përderisa nëse fiton ekipi i Kastriotit, ndeshja vendimtare luhet në Ferizaj.
Përderisa, ndeshja tjetër luhet në Pejë. Penza e pret Prishtinën me fillim nga ora, 17:00. Ekipi kryeqytetas ka epërsinë e fitoreve, 1-0. Andaj, me fitore eventuale vashat prishtinase kalojnë në finale. Përderisa nëse fiton ekipi pejan, ndeshja vendimtare, luhet në Prishtinë.
Të dyja këto takime, pritet të zgjojnë kërshëri të madhe nga publiku.