FINALE E FORTË NE LIGËN E PARË: PËRBALLEN DY VENDET E PARA TË STINORIT TË RREGULLT
Prishtinë (AsistiOnline) – Pas fitores së Vëllaznimit ndaj Don Boskos, sonte në Prishtinë. Janë mësuar edhe dy finalistët e ”Play Off”-it të Ligës së parë që do ta kërkojnë Superligën.
Feronikeli ishte ekipi i parë që e arriti finalen, pas serisë së fitoreve prej 2-0 në gjysmëfinale ndaj Istogut. Poashtu ishte lider i tërë stinorit në Ligën e parë, me plotë 17 fitore dhe vetëm një humbje. Dhe me të drejtë mund të cilësohet si finalist që me meritë arriti deri këtu.
Përderisa në anën tjetër, Vëllaznimi është finalisti i dytë i ”Play Off”-it e që në finale do të takohet me Niklin. Gjakovarët arritën në finale, duke mposhtur 2-0, në seri të fitoreve ekipin e Don Boskos. Vëllaznimi në stinorin e rregullt përfundoi në vendin e dytë. Kishte 16 fitore dhe vetëm dy humbje, të cilat ia shkaktoi pikërisht, Feronikeli. Përderisa edhe Vëllaznimi mund të cilësohet se me meritë arriti deri në finale.
Në të tre përballjet sa i patën mes vete këto dy skuadra sivjet, që të tre ndeshjet i ka fituar ekipi i Feronikelit. Në Ligën e parë triumfoi në të dyja ndeshjet(vendas-mysafirë). Ndërsa poashtu mposhti, Vëllaznimin në finale të Kupës së Kosovës, për ekipet në Ligën e parë.
Nga krejt kjo me të drejtë, mund të konstatohet se në finalen e ”Play Off”-it të Ligës së parë do të shohim një spektakël të vërtetë basketbolli. Me dy ekipe që e merituan plotësisht arritjen deri këtu.
Padyshim që e gjithë seria finale e këtyre ndeshjeve, do të transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion. E cila me plotë pompozitet,po bën revolucion në basketbollin kosovar.
Komentet janë të mbyllura.