Basketboll

VËLLAZNIMIN MPOSHT DON BOSKON, MËSOHET FINALJA E LIGËS SË PARË

Prishtinë (AsistiOnline) – Është mësuar edhe finalisti i dytë i finales së ‘’Play Off’’-it të Ligës së parë, në ndeshjet ndërmjet Don Boskos e Vëllaznimit.

Ekipi gjakovar, Vëllaznimi ka arritur që të shënojë fitore të mundimshme(68-76) por shumë të vlefshme ndaj Don Boskos kryeqytetase dhe kështu të kalojë në finale, ku e pret Feronikeli i Drenasit.

Në fitoren e Vëllazninit, sonte kontribuesit kryesorë ishin, Atik Koshi me 25 pikë, si dhe Edmond Kryeziu me 23 pikë.

Përderisa tek Don Bosko u dalluan, Dion Haxhosaj me double, double(22pk, 25krc), si dhe Rinor Ahmeti poashtu me 22 pikë.

Të kujtojmë se, finalisti i parë i kësaj gare është Feronikeli që ka mposhtur Istogun(2-0), ndërsa tashmë e ka mësuar kundërshtarin në finale e që do të jetë Vëllaznimi i Gjakovës

Komentet janë të mbyllura.