Basketboll

EKSKLUZIVE: EDON MAXHUNI MUND TI BASHKOHET KOSOVËS, FLET PËR KARRIERËN E TIJ

Prishtinë (AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët kosovar më premtues në Botë, Edon Maxhuni i cili aktualisht luan dhe studion me shumë sukses në Long Beach State University,  njërin prej kolegjeve më të forta në NCAA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga i cili kanë dal shumë lojtarë të NBA, në intervistën ekskluzive për AsistiOnline tregon se periudha e tranzicionit nga Finlanda në Amerikë, nuk ka qenë aspak e lehtë.

Photo by Al Goldis/AP/

T’ju them të drejtën 2 vitet e kaluara kanë qenë pak të vështira në kolegjin ku luaj, sepse trajneri nuk ka gjet njëfarë lloj besimi tek unë. Pra ka qenë shumë e vështirë që të luaj, sepse nuk e kam pasur rehatinë të luaj ashtu si di unë më së miri”.

I pyetur se kur do ta shohim në një klub profesional, Edoni nuk fsheh ambicien që të jetë shqiptari i parë që ka luajtur në NBA por, për fillim, më real e sheh fillimin e karrierës profesionale në top ligat Evropiane.

Aty nuk i dihet ende, ndoshta vitin e ardhshëm ose pas dy viteve, kësaj kurrë nuk i dihet. Duhet të shikoj cilat janë opsionet më të mira për mua. Çdo herë opsioni i Evropës, është i hapur për mua dhe në planet e mija. Plani im për të ardhmen është që të luaj në NBA ose në Euroleague, por edhe të luaj për Kosovën ose Finlandën. Aktualisht , ende jam në biseda. Normalisht, dua  edhe të fitoj sa më shumë tituj dhe të arrijë sa ma larg” tha Edoni.

 

Lidhur me dilemën se, fanellën e cilit shtet do ta vesh në të ardhmen, ai theksoi se shumë shpejtë do të vendos.

Po, ka mundësi që të luaj për Kosovën dhe kishte me qenë një nderë për të luajtur dhe vesh fanellën e Kosovës. Po ashtu kam dëshirë të luaj, para publikut të Kosovës. Këto ditë do të vendosi përfundimisht se në cilin reprezentacion do të luajë”.

I pyetur nga AsistiOnline nëse e përcjell dhe çfarë mendimi ka në përgjithësi për basketbollin kosovar, ai me shumë entuziazëm theksoi se e përcjell sa më shumë që mundet dhe i gëzohet rikthimit të interesimit për këtë sport, sikurse e kishte dikur.

                                   

  E përcjelli sa më shumë që mundem por nganjëherë e kam problem ndryshimin e kohës (v.j. dallimi është 9 orë me kohën e Bregut Perëndimor në SHBA). Gjatë pushimeve verore isha në Prishtinë pikërisht në kohën kur mbahej Kampionati Evropian për U-18, Eurobasketi 2018 Divizioni C , kur u shpallëm kampion dhe aty pash shumë djem të rinj dhe të mirë të cilët janë e ardhmja. Po e shoh që basketbolli i Kosovës ka një të ardhme të mirë sepse ka lojtarë shumë të mirë dhe të talentuar. Besoj që një të ardhme të afërt, disa prej talenteve të rinj kosovar do të luajnë në Evropë kurse Kosova ka me qenë një vend që ka me i pas më shumë se 1 apo 2 ekipe që garojnë në garat evropiane. Normal ka shumë punë por duhet kohë dhe durim të arrihet sukses, si me ligat evropiane ashtu edhe garat me Kombëtaren.

Photo by Stephen Carr / Daily Breeze /

Krejt në fund të intervistës ekskluzive për AsistiOnline, Edon Maxhuni  theksoi se është shumë i lumtur që në ekranet televizive është kthyer ASIST-i, emisioni të cilin e ka shikuar me ëndje kur ka qenë më i vogël, në Finlandë, përmes të cilit edhe ka marr gjithmonë informata për basketbollin kosovar por edhe ka ndikuar tek ai edhe më shumë që basketbolli të jetë sporti i jetës së tij.

 

Komentet janë të mbyllura.